BDI: Mbështet arsimtarët, kundër manipulimit të SASHK
Ndërkohë, në një kumtesë me shkrim,Bashkimi Demokratik për Integrim, theksoi se i mbështet mësimdhënësit...

Ndërkohë, në një kumtesë me shkrim,Bashkimi Demokratik për Integrim, theksoi se i mbështet mësimdhënësit dhe se ka bërë cka është e mundur për rritjen e rrogave të tyre.
Por, ata do të luftojnë deri në fund manipulimin dhe shantazhet që bënë SASHK-u ndaj mësimdhënësve.
BDI u bëjnë thirrje prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve që të fillojnë me procesin e mësimit dhe t`i shqyrtojmë bashkërisht anët pozitive dhe avancimin e tyre, si dhe të fenomeneve negative dhe eliminimin e tyre nga procesi arsimor.
BDI konsideron që të gjitha kërkesat e SASHK mund të diskutohen në takime të përbashkëta dhe se nëpërmjet dialogut mund të arrihet te epilogu pozitiv në funksion të cilësisë në arsim dhe mbarëvajtjes së tij.
RINA TURKESHI-SAHITI
