Botë

Pragë, mijëra protestues kundër qeverisë

28.10.2022 21:21

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Pragës të premten për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë...

Mijëra njerëz u mblodhën nëqendër të Pragës të premten për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë, duke e fajësuar atë për rritjen e çmimeve në vend dhe mbi “një fokus të tepruar ndaj luftës në Ukrainë.”
 
Protesta u organizua nga partia Lëvizja e Parë, e cila ka lidhje me të djathtën ekstreme, dhe përkonte me festën kombëtare të 28 tetorit që përkujton themelimin e Çekosllovakisë së pavarur në vitin 1918.Protestuesit në sheshin e “Wenceslas” të Pragës kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe ngritën pankarta që i quanin ministrat "diletantë".
 
Vendi me 10.5 milionë banorë po lufton me inflacionin në rritje, i cili arriti në 18 për qind në shtator. Protesta e sotme pason një demonstratë anti-qeveritare në shtator të thirrur nga i njëjti grup. Ajo protestë grumbulloi rreth 70.000 njerëz.