Alternativa propozon ndryshime kushtetuse për pengimin e korrupsionit
Alternativa propozon amendamente kushtetuese....

Alternativa propozon amendamente kushtetuese për paranadalimin e korupsionit. Siç bëri të ditur kryetari I kësaj partie Afrim Gashi, do të kerkojnë që të intervenohet me nen të ri nr112-a të Kodit penal që aty të parashikohet dispozitë me të cilën veprat eventuale penale nga personat e zgjedhur ose të emëruar të cilat janë kategorizuar si vepra penale kundër detyrës zyrtare asnjëherë të mos mund të vjetërohen.
“Me këtë amendament do të krijohet bazë e mirë kushtetuese për revidimin e të gjithë procedurave gjyqsore për persona që tash ose më herët janë zgjedhur ose emëruar, e të cilat janë ndërprerë për shkak të vjetërimit eventual të përgjegjësisë penale. Në të vërtetë ky amendament do të jetë në frymën e kërkesave të qytetarëve për të pasur sundim të së drejtës, siguri juridike dhe barazi para ligjit dhe para procedurave gjyqsore të të gjithë personave të emëruar ose të zgjedhur” – tha Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi.
Gashi, mbështesim heqjen e 20 % për gjuhën shqipe
Gashi gjithashtu u derklarua se partia e tij do të mbështet edhe heqjen e formulimit matematikor 20% për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar, por tha se në asnjë rast këto propozime nuk duhet të jenë kërcënuese dhe shantazhuese.
“Procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të shkojë në mënyrë konsensuale, bashkarisht në një debat të hapur, të merremi vesh për normat apo për formulimet normative për gjuhën shqipe të cilat janë të tejkaluara. Duhet të merremi vesh dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe të tjerë ta kuptojnë se kemi të bëjmë me një formulim që është I tejkaluar dhe nuk kalon më” – u shpreh Gashi.
Sa i përket propozimeve të VMRO-DPMNE-së për heqjen e badinterit dhe Balancuesit, Gashi tha se në qoftë se do të jetë në të mirë të qytetarëve do të mbështesin një propozim të tillë, pa marrë parasysh nga cila parti politike vjen. (Ersan Pajaziti, TVM2)
