Hapja e klubit maqedonas në Bllagoevgrad, Mickoski: Do të shkoj në mbrojtje të identitetit

29.10.2022 15:54

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të dielën për vizitë në Bllagoevgrad të Bullgarisë në hapjen e klubit maqedonas “Nikolla Jonkov Vapcarov”. Ai madje deklaron se do t’u jepet mbështetje maqedonasve të atjeshëm në mbrojtje të identitetit dhe se të pranishëm duhet të jetë edhe kreu shtetëror.

Sipas Mickoskit, klubi maqedonas nuk duhet krahasuar me klubet bullgare në vend.

“Kjo do të ishte mundësi e shkëlqyer që ne të tregojmë unitet, të vijnë të gjithë atje që tu japim mbështetje maqedonasve të atjeshëm, tu tregojmë se nuk i harrojmë. Është një ngjarje e shkëlqyer t’u tregojmë se ne kujdesemi për identitetin maqedonas dhe nuk e themi këtë vetëm me fjalë. Shum kush në opinion dëshiron të bëj krahasimin e hapjes së klubeve bullgare në Maqedoni me emra fashist dhe klubin maqedonas në Bullgari i cili mbartë emrin e ‘Nikolla Jonkov Vapcarov’. Kjo figurë ka unifikuar dhe bashkuar për dallim nga klubi që u hap në Ohër me emrin e bashkëpunëtorit fashist në luftën e dytë botërore.” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Kovaçevski: Bashkëpunim vetëm me iniciativa zyrtare

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se me palën bullgare të komunikojë zyrtarisht, e jo nëpërmjet iniciativave private sikurse klubi që do të hapet të dielën. Kovaçevski thotë se do të merr pjesë vetëm në hapjen e qendrës kulturore maqedonase në Bllagoevgrad bashkë me kryeministrin e Bullgarisë.

“Në hapjen e përfaqësisë së agjencisë informative maqedonase në sofje ishte prezent kryeministri i Bullgarisë, dhe ashtu duhet të jetë. Edhe unë kam qenë prezent në hapjen e Agjencisë Telegrafike Bullgare në Shkup. Kur të dërgojmë kërkesën në qeverinë bullgare për hapjen e qendrës kulturore maqedonase në Bllagoevgrad, shpresoj të marrim përgjigje pozitive dhe bashkërisht do të mund të hapim qendrën ashtu siç i ka hije dy shteteve fqinje.” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri i Bullgarisë Donev konsideron se do të duhet të punohet në afrimin e qytetarëve të të dyja anëve të kufirit dhe të gjindet rruga e shkëmbimit të ideve, traditave kulturore, turizmit dhe arsimit.

“Ne duhet të gjejmë rrugën se si të arrijmë më afër zemrave të njerëzve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është ajo që intereson qytetarët e dyja shteteve, e jo ndasive politike.” – u shpreh Kryeministri bullgar, Gallab Donev.

Sipas kryeministrit të Bullgarisë, Maqedonia ka pranuar obligimin që ti fus bullgarët në kushtetutë dhe ky obligim nuk vlen vetëm kundrejt Bullgarisë por edhe ndaj 27 vendeve anëtare të BE-së. (Meral Ismaili, TVM2)