Korridori 8, nisin punimet për ndërtimin e hekurudhës me Bullgarinë
Nisën zyrtarisht punimet e pjesës lindore të Koridorit 8....

Nisën zyrtarisht punimet e pjesës lindore të Koridorit 8, lidhjes hekurudhore Kumanovë – Kriva Pallankë drejt Bullgarisë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se infrasrtruktura e re hekurudhore hap tregje për investime të reja, bashkëpunim me kompanitë vendore dhe ndërkombëtare, më pak kosto transporti, tejet e rëndësishme për ekonominë në këto kohra krize.
“Maqedonia e Veriut ka kaluar një periudhë agonie të komplikuar politike dhe ekonimike. Rruga në të cilën po ecim është rruga e zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë. Orientimi ynë evropian po sjell rezultate. Para nesh ka edhe një dëshmi se politikat e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit nënkuptojnë zhvillim si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Bullgarinë, por edhe rajonin. Kur ka vullnet ato politika realziohen lehtë dhe parkitikisht.” - tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski..
Edhe kryeministri bullgar Gallab Donev theksoi se Bullgaria punon në mënyrë aktive për ndërtimin e Koridorit 8, tanimë në kohëra të krizës energjetike.
“Ndërtimi i korridorit 8 është përparësi si për Bullgarinë ashtu besoj edhe për të gjitha vendet përgjatë koridorit dhe pasojat nga lufta në Ukrainë shpalosën pasqyrën se në rajon nuk ekziston infrastrukturë. Si pasojë e krizës energjetike është e patjetërsueshme që të sigurojmë rrugë direkte për sigurimin e energjisë.” – u shpreh Kryeministri bullgar, Gallab Donev.
Ministri për transport dhe lidhje i vendit Bllagoj Boçvarski tha se jetësimi i këtij projekti paraqet pjesë të perspektivës europiane të vendit.
“Duke nisur nga rëndësia e koriidorit 8 si pjesë e rrjetit transportes europian, ndërtimi i kësaj hekurudhe është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, jo vetëm të vendit tonë por edhe mbarë rajonit. Për këtë u anagazhuam unë dhe kolegët e mi ministra Hristo dhe Belinda nga Bullgaria dhe Shqipëria kur kërkonim mbështetjen finnaciare nga partnerët tanë europian.” – theksoi Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Projekti në pritje tanimë 28 vite, do të kushtojë 600 milion euro. (Meral Ismaili, TVM2)
