Ukrainë, forcat ruse bombardojnë infrastrukturën kritike

29.10.2022 17:03

Rusia sërish i ka intensifikuar sulmet në infrastukturën e Ukrainës.....

Rusia sërish i ka intensifikuar sulmet në infrastukturën e Ukrainës. Thuajse 4 milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike nga sulmet më të reja ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Zelenski njoftoi se tani më janë vendus ristriksione për kursimin e energjisë elektrike deri sa nuk stabilizohet sistemi energjetik në vend.

“Në shumë qytete dhe zona të vendit tonë është vendosur ndërprerja e energjisë elektrike me qëllim që të stabilizohet situata. Thuajse 4 milion ukrainas për momentin po përballen me ristriksione” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Zelenski dyshon se Rusia e ka përfunduar mobilizimin e pjesshëm të 300 mijë qytetarëve rus, siç njoftoi ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu, pas mbledhjes me Putinin. Presidenti ukrainas beson se performanca e dobët e forcave ruse në front do të thotë se Moska do të ketë nevojë për më shumë njerëz”.

Kanadaja do të ndihmojë Ukrainën me obligacione, njoftoi kryeministri kanadez Trudeau.

“Këto fonde do të shkojnë për të mbështetur qeverinë e Ukrainës në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të mbështesin popullin ukrainas” – u shpreh Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të rinovojnë një marrëveshje për eksportin e grurit nga Deti i Zi, i cili është i nevojshëm për sigurinë globale të ushqimit. Kontrata është në fuqi deri më 19 nëntor, kur mund të rinovohet nëse të dyja palët nuk kundërshtojnë. (Ersan Pajaziti, TVM2)