Kulturë
Libraria e Çarshisë: Vend ku zhvillohen aktivitetet e shumta kulturore
25.01.2015 18:56
Libraria e Carshisë njoftonë se dyert për të gjithë idhtarët e librit, artit dhe kulturës tradicionale shqipe janë të hapura edhe për këtë vit,brenda së cilit janë paraparë projekte kulturore...

Udhëheqësi I Librarisë së Carshisë Vegim Selimi thekson se roli I librarisë nuk është vetëm promovimi i librave, por edhe ngritja e kulturës në përgjithësi, duke realizuar konferenca me tema psikologjike të cilat zgjojnë interesim të madh te gjeneratat e reja.
Për këtë arsye udhëheqësit e librarisë kanë planifikuar realizimin e shumë projekteve të ndryshme të cilat kanë gjetur mbështetje edhe nga organizata dhe institucione të ndryshme vendore edhe të huaja.
“Kemi bashkëpunim shumë të afërt me Komunën e Cairit, Qendra Informative Kulturore. Në plan është të ketë një bashkëpunim me organizatën” International music and art foundation”,këto do të jenë disa projekte të vogla ku do të promovohet kultura shqiptare sidomos nëpërmjet artit figurativ ,muzikës dhe kinematografisë ,këtu do të hyjnë normalisht edhe disa aktivitete me promovime të librave,takime me shkrimtarët e rinj, promovimin e shkrimtarëve të rinj etj mos ti shpalosim të gjitha detajet por do të jetë kjo një bashkëpunim I cili ka filluar dhe do të vazhdon gjatë vitit 2015 shpresojmë” shprehet udheheqësi i Librarisë së Carshisë, Vegim Selimi.
Nga Libraria e Carshisë na njoftojnë se manifestimet te ndryshme letrare do te vazhdojne me te njejtin intensitet ashtu sic e kane te parapare edhe sipas plan programit vjetor.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
