BDI mbledh kryesinë e re, funksionarët japin llogari për punën e tyre

29.10.2022 17:58

Bashkimi Demokratik për Integrim....

Bashkimi Demokratik për Integrim  ka mbledhë kryesinë e re ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie japin llogari për punën e tyre.

Në këtë mbledhje  gjithashtu kreu i BDI-së informoi rreth situatës politike ne vend, ndërsa Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tregoi emërimet e reja të  drejtuesve të sekretariateve të partisë dhe tha se Artan Grubi është emëruar shef kabineti i Liderit të BDI- së Ali Ahmeti.