“Nata e Shtrigave” në Korenë e Jugut shndërrohet në tragjedi! 59 persona të vdekur dhe 150 të lënduar

29.10.2022 20:29

59 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë kanë mbetur të lënduar...

59 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e stampedos në “Natën e Shtrigave” në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta trupash në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe shpëtimtarët që përpiqen t’i tërheqin njerëzit e bllokuar nën të tjerët.

Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende i ditur por raportimet thonin se shumë njerëz kishin humbur ndjenjat mes grumbullimeve të pakontrolluara.

Agjencia vendase Yonhap tha se njerëzit kishin pësuar “atak kardiak,” për arsye të panjohura.

Ndërsa zyrtarët e emergjencës thanë se të paktën 81 vetë nga zona kishin telefonuar për të raportuar ”vështirësi në frymëmarrje”.

Policia ka izoluar zonën Itaevon ku ndodhi tragjedia teksa imazhet e rënda në media tregojnë dhjetra njerëz të shtrirë në rrugë pa ndjenja.

Presidenti Yoon Suk Yeol ka dërguar grupet e katastrofës mjekësore në zonën e incidentit.

Autoritetet kanë kërkuar lirimin e krevateve të spitaleve pranë zonës teksa reagimi ndaj katastrofës vijon.