Kovaçevski: Gjuhën maqedone e ngritëm në nivel të njëjtë si gjuhët në BE
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nga forumi civil në Kriva Pallankë tha se gjuhën maqedonase e kemi ngritur në të njëjtin nivel si të gjitha gjuhët në BE.
“Kemi bërë një hap historik, kemi nënshkruar marrëveshjen me Frontex, dokumentin e parë me Bashkimin Evropian në gjuhën zyrtare maqedonase, të pastër, pa fusnota, pa yllza dhe shtesa. E ngritëm gjuhën maqedonase në të njëjtin nivel me të gjitha gjuhët në Bashkimin Evropian. Për herë të parë kemi një marrëveshje që është miratuar nga të 27 anëtarët, ku kemi nënshkruar një marrëveshje me emrat dhe gjuhët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Por nëse unë do të isha njeriu më i lumtur atë ditë, Mickoski nuk ishte. Ata të VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës që përhapin gënjeshtra në nivel histerie, që organizuan protesta të dhunshme, dogjën flamujt e BE-së para Qeverisë dhe thanë se do të humbasim identitetin dhe gjuhën tonë. Të gjitha, fjalë për fjalë të gjitha gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre janë zhytur në ujë dhe prandaj nuk gjenden askund” - tha kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
