Likovë, kërkohet rritja e mjeteve të bllok-dotacioneve
Ngritja enorme e çmimit të energjisë elektrike...

Ngritja enorme e çmimit të energjisë elektrike si dhe energensve të tjera si gazi dhe nafta, përpos që kanë goditur amvisëritë, bizneset private dhe ndërmarrjet publike, si duket tani po godasin edhe istitucionet arsimore siç janë shkollat dhe çerdhet.
Në komunën e Likovës, thuajse të gjitha objektet shkollore si ato fillore dhe të mesme, poashtu edhe çerdhja për fëmijë si dhe qendra ditore për fëmijë me nevoja të posaçme, gjatë stinës së dimrit ngrohen me nxemje qëndrore me naftë.
Mirëpo tani kur çmimi i naftës ka arritur majat, kreu i Likovës, Erkan Arifi në një prononcim për programin tonë thotë se me këto mjete të bllok-dotacioneve që i posedojmë mundësojnë ngrohje vetëm për një muaj.
“Si komunë kemi bërë të gjitha analizat e nevojshme para ardhjes së stinës së dimrit, ne kemi investuar shumë në objektet shkollore, ku të gjitha këto objekte shkolore të fshatrave fushore i kemi me nxemje qëndrore me naftë, këtu qëndron problem se 1 litër naftë nga 22 denarë tani është mbi 100 denarë, e ne tani kemi 11 fshatra fushorë dhe 11 malorë pra në bazë të analizave tona të bllok-dotacioneve që i kemi bërë ato mjete nuk do të dalin as edhe për një muaj e lëre më për tërë vitin shkollor”, tha mes tjerash Kryetari i Komunës së Likovës, Erkn Arifi.
Arifi, gjithashtu na njoftoi se si komunë së bashku me Bashkësinë e njësive të vetqeverisjes lokale, kemi kërkuar nga Qeveria që të na dalin në ndihmë.
“Kemi kërkuar nga MASH dhe Qeveria e RMV, të marrin masa konkrete për proçesin edukativo arsimor që mos të kemi ngecje kështu ishte edhe qëndrimi i “BNJVL” ku të gjitha komunat në nivel të shtetit jemi pjesëmarrës aty që të gjejmë një zgjidhje për arsye se bllok-dotacionet nuk janë rritur aspak”, - u shpreh kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Nga komuna e Likovës, shpresojnë se Ministria e Arsimit dhe Shkecave si dhe Qeveria e RMV, t’u dalin në ndihmë me qëllim mos të vie deri te ndërprerja e proçesit arsimor. (Fatlum Aqifi, TVM2)
