Sulmet kibernetike në shkolla, Sinani:Kemi sulm psikologjik ndaj popullatës

30.10.2022 13:25

Paralajmërimet e rreme për vendosje të bombave në shkolla....

Paralajmërimet  e rreme për vendosje të bombave në shkolla të mesme shkaktuan shqetësim në opinionin publik.

Kështu vlerëson Eksperti i Sigurisë, Blerim Sinani,  sipas të cilit rreziku latent real nuk ekziston por është një veprim i sinkronizuar sipërfaqësor që i ndodhi edhe Serbisë.

Nga viti 2017 kanë ndodhur veprime të tilla por deri më sot nuk është evdientuar asnjë sulm real në vende ku gravitojnë nxënësit. Sipas tij ky sulm kategorizohet në sulm psikologjik ndaj popullsisë.

“Këtë kontest të këtij sulmi psikologjik ndaj popullatës është vetëm një qëllim që të fut huti dhe frigë dhe shpesh ekspert të kësaj lëmie janë në dilemë,  se a mundet të kategorizohet ky lloj kërcënimi në një vepër penale të krimit të organizuar elektronik apo sajber atak apo është një vepër penale më e rëndë terrorizëm. Nëse thirremi me strategjinë e SHBA kundër sajber sulmeve ata në bazë të hulumtimeve dhe konstatimeve të Qendrës së Intelegjencës ata këtë kërcënim e kategorizojnë si një kërcënim luftarak” – tha eksperti i Sigurisë, Blerim Sinani.

Eksperti i sigurisë, Blerim Sinani thotë për TVM2  se Ministria e Shoqërisë Informatike ka  të përgatitur Strategji Kombëtare për parandalimin dhe prevenimin e sulmeve kibernetike, në këtë drejtim. Sipas tij ka edhe kuadro  profesionale të cilët merren me detektimin dhe parandalimin e tyre.

“Ato sisteme, a janë duke u zbatuar në përpikshmëri në drejtim të kësaj strategjie, besoj se po, a duhet të punohet  dhe të modernizohet, besoj se po, duhet, sepse është diçka që çdo ditë lëviz, çdo ditë mund të pësojë ndryshime, si teknika ashtu edhe teknologjia” – shprehet Sinani. 

Sipas Sinanit ekziston mundësia që dikuj ti pengojë agjenda proevropiane e vendit por Agjencia tekniko operative disponon një pistë të mirë hetimi dhe zbulimi të autorëve. (Flutura Latifi, TVM2)