Mbledhja e kryesisë së re të BDI-së, Ahmeti: Zgjedhen 3 zyrtarë për reduktim të raportit

30.10.2022 14:04

Diskutimet maratonike për më tepër se dhjetë orë....

Diskutimet maratonike për më tepër se dhjetë orë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël përfunduan pa epilog konkret.

Anëtarët e kësaj partie gjaë kësaj mbledhje diskutuan për punën e ministrave të BDI-së në ekzekutiv, e debati do të vazhdojë më 19 nëntor.

Kreu i integristëve Ali Ahmeti tha se debati ishte konstruktiv dhe njoftoi se janë zgjedhur tre  zyrtarë të lartë të partisë për redaktim të raportit.

Debati ka qenë në frymë konstruktive që sa më mirë të realzohet programi, në veçanti projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën, por që janë projekte tepër të rëndësishme për vendin, por edhe për rajonin, si dhe për ekonominë e shtetit. E rëndësishme është që tanime nuk jemi në ankthin e së kaluarës dhe kjo na mundëson që të kemi takime dhe konsulte të rregullta” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti: Nuk është folur për ndryshim të ministrave

Edhe pse para fillimit të mbledhjes protagonistët e grupit të të pakënaqurve Izet Mexhiti dhe Musa Xhaferi u deklaruan se do të insistojnë në heqjen e Grubit nga posti i tij në ekzekutiv, Ahmeti hodhi poshtë se gjatë mbledhjes është folur për ndryshim të ministrave.

“Nuk ka qenë pikë e rendit të ditës. Ministrat kanë bërë punën e tyre. Nuk do të thotë që ska hapësirë për të dhënë mendime dhe sygjerime dhe normalisht që të gjitha gjërat do të shkojnë në kuadër të normalitetit.” – tha Ahmeti.

Pas takimit nuk u deklaruan grupi i të pakënaqurve në BDI, kurse zv.kryeministri Grubi shkurtimisht tha se BDI është akademi politike dhe më e fortë se kurrë. 

Gjatë mbledhjes së djeshme kryesia e BDI-së ka zgjedhur dje 16 sekretarë për po aq sekretariate partiake.

Përndryshe, riorganizimi i partisë filloi pasi të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” kërkoi reforma në BDI. (Ersan Pajaziti, TVM2)