Vizitat e diplomatëve të huaj, Arsovski: Tregojnë interes, duhen vlerësuar

30.10.2022 14:48

Vizitat e zyrtarëve të BE- së

Vizitat e zyrtarëve të BE- së dhe vendosja e  RMV-së në diskutimet e qarqeve diploamtike   janë për t’u përshëndetur dhe vlerësuar,  thotë analisti politik Petar Arsovski,   duke e ndërlidhur edhe  vizitën e fundit te   shefes së ekzekutivit të BE-së, Von Der Leyen.

Ai thotë se partitë politike duhet t’i dëgjojnë thirrjet e tyre  për të shtuar intenzitetin me ndryshimet kushtetuese.

Potencon se ky kusht që e pranoi Maqedonia e Veriut  për të vazhduar procesin integrues, nuk është problem edhe aq i madh, sepse gjatë rrugëtimit evropian, vendet anëtare përfshi edhe Bullgarinë kanë të drejtë dhe mund t’a bllokojnë procesin me kushte në çfarëdo faze.

“Sidoqoftë duhet partitë përmes një ndonjë elementi bashkues rreth  së ardhmes evropiane të gjejnë ndonjë gjuhë  të përbashkët, sepse këto nuk janë problemet më të mëdhaja të RMV-së  në rrugën e saj integruese. Secili shtet individual, jo vetëm Bullgaria, mund ta bllokojë progresin nga parametra të tjerë, jo vetëm nga çështjet historike  siç është me Bullgarinë” – tha analisti politik, Petar Arsovski.

Kushtëzimet e VMRO-DPMNE-së & ndryshimet  kushtetuese, Arsovski: S’ka garanci të tilla prej BE-së

Arsovski komenton edhe kushtet e VMRO-DPMNE-së në këmbim të gadishmërisë për të përkrahur ndryshimet kushtetuese.

Sqaron se garancat që i kërkon opozita maqedonase nuk mundet t’i sigurojnë institucionet e Bashkimit Evropian, për shkak të mënyrës së vendimmarrjes në këtë organizatë supranacionale.

“Paralajmërimi i VMRO-DPMNE-së  për ndryshimin e qëndrimit të tyre se tani ekzistojnë kushte mbi të cilat  ata mund të mendojnë në përkrahjen e ndryshimeve kushtetuese, është ndryshim i mirseardhur. Por garanca të atilla që këkron VMRO-DPMNE, Bashkimi Evropian nuk mund t’i jep” – u shpreh Arsovski.

Zyrtarët ndërkombëtarë dhe diplomatët e huaj përkujtojnë vazhdimisht Shkupin zyrtar se përgjegjësia për vazhdimin e mëtutjeshëm të vendit në BE,  bie mbi të gjithë faktorët politk  dhe se duhet shfrytëzuar ky moment historik për prosperimin e vendit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)