Hapja e klubit maqedonas në Bullgari, Kaeski: Nuk marrim pjesë se është provokim i pastër
Hapjen e klubi maqedonas në Bllagoevdrag....

Hapjen e klubi maqedonas në Bllagoevdrag nga LSDM e kanë quajtur provokim të pastër dhe tentim për të prishur marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Në gjithçka që është provokim i drejtëpërdrejtë dhe i pastër, LSDM dhe qeveria nuk do të merr pjesë dhe gjithçka që i bën dëm të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, përkatësisht gjithçka që pengon këto popuj për tu afruar mes vete, LSDM do ta karakterizon si provokim i pastër. Financuesi i këtij klubi shumë herë i ka treguar qëndrimet e veta, që Maqedonia e Veriut duhet ti anulojë dy marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, por edhe të heq dorë nga anëtarimi në NATO, të heq dorë nga integrimi në BE, që është diametralisht kundër interesave dhe qëllimeve tona” – tha Darko Kaeski nga LSDM.
