Kriza energjetike, Qeveria premton rrymë më të lirë për kompanitë

30.10.2022 16:08

Kompanitë për prodhimin e produkteve ushqimore.....

Kompanitë për prodhimin e produkteve ushqimore bazike do të furnizohen me rrymë më të lirë në vlerë prej  80 euro për megavat orë duke ndikuar në uljen e çmimeve të produkteve.

Vendimi i Qeverisë përfshin rreth 200 kompani që prodhojnë vaj, bukë, miell , qumsht, prodhimeve të qumshtit dhe industrinë e mishit.

Kompanitë do të duhet deri më 1 dhjetor të paarqiten në EMV dhe të firmosin marrëveshje për çmime fikse të cilat do të vlejnë deri në përmbylljen e gjendejes së krizës.

“Me këto masa kompanitë do të kenë parashikueshmëri,rrymë stabile dhe më të lirë, që do të ndikojë në stabilizimin e çmimeve të produkteve finale të cilat prodhohen dhe shitennga këto kompani. Me një vendim të tillë çmimet do të duhen të ulen më së paku për 10%.” – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Rrymë më të lirë për 95 euro për megavat orë do të sigurohet edhe shkollave fillore dhe të mesme si dhe edhe ndërmarjet publike për furnizim me ujë dhe menaxhimin me ujra të zeza.

Bekteshi: Rrymën për kompanitë do t’a sigurojë EMV

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, siguron se rryma do të sigurohet nga prodhimet e EMV-së.

“Nga janari deri më sot, nuk kemi pasur asnjë minutë restrikcion të rrymës, nuk kemi pasur rritje enorme të rrymës elektrike, por ka ndodhur e kundërta, vetëm se është rritur prodhimi i EMV-së dhe në përputhje me planet gjithsesi se EMV do të mbulojë me prodhimet e saj edhe këto sasi të energjisë elektrike.” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në rast që mos uljes së çmimeve me gjithë masat e marra për rrymë më të lirë, Bekteshi kërcënon me ngrirje të çmimeve të prodhimeve të caktuara. (Meral Ismaili, TVM2)