Kriza ekonomiko-energjetike, fondet europiane, gjithmonë mirëpriten

30.10.2022 16:35

BE ndan plot 80 milion euro fonde...

BE ndan plot 80 milion euro fonde direkte në buxhetin e vendit tonë, si ndihmë për zbutjeën e energjisë  elektrike.

Nga Oda Ekonomike e RMV-së pohojnë se ndihmat gjithmonë janë të mirseardhura, dhe institucionet e vendit duhet të fokusohen në politikat e bashkëpunimit të ngushtë me Odën Ekonomike dhe Sektorin e Biznesit.

Durim Zeqiri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore  për TVM2 pohoi se këto 80 milionë euro do të jenë vetëm një dozë shpresë për tejkalimin sa më të lehtë e tre muajve e fundvitit, edhe pse dëmet e shkaktuara tash më janë  shumë më të mëdha.

“Vlerësojnë se këto 80 milion euro në një farë forme do e ndihmojnë sadopak aspektin e kapacitetit të prodhimit të Energjisë Elektrike në vend. Mirpo ne si Odë ekonomike tani e sa muaj japim sygjerimet tona se si të tejkalohet kjo krizë, në mënyrë që efektet të zvogëlohen. Dua të potencoj se Oda Ekonomike e Maqedonisë VeriPerendimore deri më tani ka adresuar shumë masa deri tek Institucionet dhe Qeveria, ku njëra prej kryesoreve ka qenë që të rialokohen mjetet e investimeve kapitale të cilat për fat të keq janë në një nivel shumë të ulët, dhe duke pasur parasysh se ato mjete nuk po shfrytëzohen vlerësojmë që tani është koha me e duhur dhe më e mirë që ato mjete që nuk janë shfrytëzuar të rialokohen për mbulimin e hendekeve të cilat I ka krijuar kjo krizë” – tha Durim Zeqiri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore.

Kriza ekonomiko-energjetike, Qeveria të bashkëpunojë me odat dhe bizneset

Zeqiri poashtu potencoi se Oda Ekonomike e Veriperëndimore  ka sugjeruar që Institucionet e vendit ti marin seriozisht edhe masat tjera të propozuara, sepse të njëjtat janë paraparë edhe në vendet më të zhvilluara.

“Ne si odë kemi kërkuar që në faturat e rrymës të cilat u faturohen kompanive  gjatë kësaj periudhe tju zvogëlohet, apo tju eliminohet TVSH-ja. Njëashtu ne kemi kërkuar sidomos këtë masën e fundit që edhe u miratua nga ana e Ministrisë së Ekonomisë. Kemi kërkuar që të subvencionohet rryma elektrike për Kompanitë të cilat janë prodhues të produkteve bazë, dhe pikërishtë vlerësojmë që modeli i tillë i bashkëpunimit mes institucioneve dhe Odave Ekonomike, është modeli më i mirë dhe më i suksesshëm i cili ka dhënë rezultate edhe në shtetet edhe më të zhvilluara” – u shpreh Zeqiri.

Ekspertët sugjerojnë se Qeveria duhet doemos t’i dëgjojnë reagimet e Sektorit të Biznesit të cilët gjatë kësaj kohe të vështirë po mundohen ta mbajnë gjallë ekonominë e vendit, dhe ti ruajnë vendet e punës. (Fitim Kryeziu, TVM2)