Aksioni “Ditët e veprimit të përbashkët”, MPB: Janë arrestuar 13 persona
Në kuadër të Ditëve të Veprimit të Përbashkët....

Në kuadër të Ditëve të Veprimit të Përbashkët të Europolit në periudhën nga 26 deri më 29 tetor, u zhvillua një aksion ndërkombëtar "Ditët e Veprimit " për të parandaluar tregtinë e paligjshme të armëve të zjarrit dhe municionit, tregtinë e paligjshme të drogës dhe shtypjen e krimit ndër-kufitar dhe migrimit të paligjshëm. Nga MPB njoftojnë se gjatë këtij akcioni janë arrestuar 13 persona, te të cilët është gjetur një sërë armësh pa leje dhe sasi të ndaluara narkotike.
“Janë arrestuar 13 persona, kurse janë gjetur tetë pushkë, tre pistoleta të markave dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe nga një pistoletë me gaz, sinjalizues dhe pneumatike. Gjithashtu 2.5 kilogram ari, 1.5 kilogram marihuanë, para, municion, monedha të vjetra si dhe mjete tjera. Gjithashtu janë gjetur edhe 389 migrantë që janë përpjekur për të hyrë në shtetin tonë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Siria dhe Afganistani” – tha Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
