Maqedoni
Ministri Poposki viziton Tiranën
26.01.2015 09:11
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në ftesë të kolegut të tij shqiptar, Ditmir Bushati.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, pritet që ministri Poposki të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin, me kryeministrin, Edi Rama, si dhe me kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Arta Dade.
Gjatë vizitës, ministri Poposki do të realizojë takim edhe me përfaqësuesit e pakicës maqedonase në Shqipëri.
