Në Bllagoevgrad hapet klubi maqedonas, Maznev:Të pranohemi, të na sigurohen të drejtat
Në Bllagoevgrad të Bullgarisë....

Në Bllagoevgrad të Bullgarisë është hapur klubi kulturor maqedonas “Nikola Vapcarov”. Themeluesit thonë se qëllimi është të ndihmohet në njohjen e kulturës maqedonase në Bullgari, e bashkë me të edhe popullit maqedonas.
“Ne duam të jemi urë lidhëse mes dy kombeve, dy shteteve dhe qëllimi ynë është që të jemi të pranuar si pakicë dhe të na sigurohen të drejtat të cilat i kemi në përputhje me Kushtetuën e Bullgarisë. Kushtatuta na lejon që të vetpërcaktohemi dhe të na lejojnë që të kemi të drejta etnike dhe të kemi jetë kulturore si popull” – tha Atanas Maznev nga Klubi Kulturor Maqedonas “Nikola Vapcarov”.
“Klube duhet të kemi në Bllagoevgrad, në Sandanski, Petriç. Gjithkund ku ka maqedonas. Ata frikësohen të na regjistrojnë, sepse këtu mund të paraqiten më shumë maqedonas që jetojnë këtu” – u shpreh Kirill Conkov nga Klubi Kulturor Maqedonas “Nikola Vapcarov”.
Në hapje morën pjesë liderët e VMRO-DPMNE-së dhe Levicës, Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasiev, si dhe sekretari i përgjithshëm në zyrën e presidentit të shtetit, Mile Boshnjakovski.
“Është mirë që po qëndrojmë të gjithë këtu të bashkuar, po shoh edhe përfaqsues të partive tjera politike, shoh edhe përfaqsues të kabinetit të presiidentit. Për fat të keq nuk po shoh askënd prej kabinetit të kryeministrit që paraqet një nënçmim të madh, por ato e dine pse kanë vendosur ashtu. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për tu bashkuar dhe të qëndrojmë pas popullit maqedonas këtu në Bllagoevgrad.” – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
“Maqedonia e Veriut nuk ka kurrfarë pretendime territorial drejt Republikës së Bullgarisë” – u shpreh Sekretari i përgjithshëm në zyrën e presidentit të shtetit, Mile Boshnjakovski.
Pranë monumentit të Goce Dellçev, pati një protestë të vogël nga mbështetësit e partisë bullgare VMRO-BND të euro-deputetit Angel Xhambaski, i cili tha se hapja e këtij klubi është provokim
“E para, është provokim, për shkak se hapjen e bëjnë separatistët. Njerëzit që e bëjnë hapjen e këtij klubi theksojnë se Bullgaria është okupator i Maqedonisë së Pireut dhe se Maqedonia e Pireut duhet të ndahet nga Bullgaria. Atë ne nuk mund ta lejojmë. Atë që politikanët maqedonas i japin legjitimitet, për ne është provokim i rëndë.” – deklaroi Angell Xhambaski nga VMRO-BND.
Në hapjen e klubit maqedonas “Nikola Vapcarov” ka ndodhur edhe një incident verbal ka ndodhur mes liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe një qytetari bullgar. (Ersan Pajaziti, TVM2)
