Hapja e klubit maqedonas në Bullgari, Kovaçevski: Mirë që qytetarët tanë shkojnë lirisht

30.10.2022 17:49

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se fakti që qytetarët maqedonas sot shkuan lirisht dhe iu gëzuan një klubi kulturor në Bullgari është një nga përfitimet e marrëveshjes me Bullgarinë fqinje dhe me fillimin e negociatave me BE-në dhe njoftoi se qeveria do të dorëzojë kërkesë zyrtare drejtuar qeverisë në Sofje me qëllim hapjen e Qendrës Informative Kulturore të Maqedonisë së Veriut në Bullgari.

I pyetur pse nuk mori pjesë në hapjen e klubit maqedonas, Kovaçevski tha se nuk ishte në Bullgari sepse e dinte se sot do të ketë mbledhje të qeverisë, pikërisht për t'u marrë me krizën energjetike.

“Më vjen mirë që qytetarët maqedonas, përfshirë z. Mickoski dhe z. Apasiev, mund të shkojnë lirisht dhe të shijojnë një klub kulturor në Bullgari. Besoj se ky është një nga përfitimet e marrëveshjes që bëmë me Bullgarinë fqinje dhe me fillimin e negociatave me BE-në dhe jam i lumtur që edhe opozita e njeh këtë” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.