Transporti privat i autobusëve, kërkohet pagesa e borxheve
Transportuesi privat “Mak –Ekspres”....

Transportuesi privat “Mak –Ekspres” kërkoi nga autoritetet e qytetit të Shkupit paratë që nuk i janë paguar. Thonë se nga nesër, shfrytëzuesit e linjave të tyre, s’do mund që ti shfrytëzojnë shërbimet.
“Borxhi momental i NQP-së ndaj ndërmarjes transporuese ‘Mak Ekspres’ deri në këtë moment është mbi 30 milion denarë. Ky borxh për çdo ditë rritet. Dua ti informojë qytetarët, të cilët shfrytëzojnë shërbimet tona, ne më tej nuk jemi në mundësi që vetë nga xhepi ynë të finansojmë transportin publik në Shkup. Kërkojmë urgjentisht takim me udhëheqësinë e NQP-së dhe autoriteteve të qytetit. Kërkojmë të na paguhen borxhet për muajt gusht, shtator dhe tetor” – tha Millorad Dimitrijevski, pronar i “Mak Ekspres”.
Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar, NQP ka për obligim që çdo javë, transportuesve privat tu paguaj 70% të pagesës, ndërkaq pas përfundimit të muajit tua paguaj 30%-in.
“Paratë na duhen urgjentisht për sigurimin e derivative, të pjesëve rezervë për mirëmbajtje teknike të autobusëve si dhe pagesën e pagave.” – u shpreh Dimitrijevski.
Me reformat nga viti 2017-të në transportin e qytetit, transporti publik organizohet me resurse të NQP-së dhe të transportuesve privat Mak Ekspres dhe Slloboda. (Meral Ismaili, TVM2)
