Ministria mbrojtëse e Ukrainës: Të paktën 71,200 ushtarë rusë janë ‘eliminuar’ deri më tani në luftë
30.10.2022 20:20
Derisa lufta në Ukrainë po kalon në muajin e tetë....

Derisa lufta në Ukrainë po kalon në muajin e tetë, Ministria e Mbrojtjes e vendit ka pretenduar se ka “eliminuar” të paktën 71 mijë e 200 ushtarë rusë.
Në përditësimin e humbjeve ruse, autoritetet ukrainase pretendojnë gjithashtu se kanë shkatërruar më shumë se 5 mijë e 400 automjete të blinduara luftarake, 2 mijë e 672 tanke dhe 274 avionë ushtarakë.
