Maqedoni
Pa rrymë një pjesë e Sarajit, Çuçer Sandevës dhe Markova Sushica
31.10.2022 09:33
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike...

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot do të mbeten pa energji elektrike një pjesë e komunave Saraj, Çuçer Sandevë dhe vendbanimi për fundjavë, Markova Sushica.
Në periudhën prej orës 08:45 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e fshatit Semenishtë të Sarajit.
Nga ora 9:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e vendbanimit Vikendici nga fshati Banjani në Çuçer Sandevë dhe nga ora 9:00 deri në ora 15:00, një pjesë e vendbanimit për fundjavë Markova Sushica.
