Botë

Indi, 141 të vdekur nga rrëzimi i një ure

31.10.2022 09:55

Më shumë se 140 persona kanë vdekur....

Më shumë se 140 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Morbi. Mediat në Indi kanë thënë se 141 njerëz kanë vdekur, rreth 100 janë lënduar dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar kohët e fundit.

Në kohën e rrëzimit të urës, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të.

Ura ka qenë e gjatë 232 metra.