Botë

Dy aeroplanë evakuohen në një aeroport në SHBA

26.01.2015 09:23

Dy aeroplanë janë evakuuar pas aterimit në aeroportin ndërkombëtar "Sietël-Takoma" në SHBA, për shkaqe sigurie...

Një zëdhënës i aeroportit deklaroi se bëhet fjalë për aeroplanë të kompanisë ajrore "XhetBlu" nga Long Biç dhe të "SkajUest"-it nga Feniksi.
 
Sipas tij, ka filluar hetimi, pa u kumtuar më shumë hollësi.
 
Zëdhënësi i "Delta Erlajns"-it theksoi se fluturimi i aeroplanit të tyre në relacionin Los-Anxhelos-Orlando është anuluar, gjithashtu, për shkaqe sigurie.
 
Tani për tani nuk është bërë e ditur nëse ka lidhje midis kërcënimeve.
 
Gjatë fundjavës për shkak të alarmit për bomba të vendosura në dy aeroplanë, të cilët kanë udhëtuar drejt Atlantës, janë dërguar dy aeroplanë-gjuetarë F-16, të cilët i kanë ndjekur fluturaket deri në aterimin e tyre./mia