Maqedoni

Këshilli Nacional për Eurointegrime, raporti i progresit para anëtarëve të KNEI-së

31.10.2022 14:27

Këshilli nacional për eurointegrime shqyrtoi Raportin e progresit për vitin 2022...

Këshilli nacional për eurointegrime shqyrtoi Raportin e progresit për vitin 2022. Ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir, tha se raporti nuk është vetëm konstatim për gjendjen reale në vend por edhe udhizim për të gjithë faktorët politik, institucionet dhe shoqërinë se si të përshpejtojnë reformat e domosdoshme për anëtarësim në BE.
 
“Raporti i fundit për progresin e vendit nuk shtë vetëm vlerësim për ngjarjet dhe rekomandime për përmirësim por më shumë se kurrdoherrë është udhëzim se si të avancohet në procesin e qasjes sa i përket reformave të shumta për hyrje në BE. Ky udhëzim i drejtohet gjithë vendit.”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në RMV.
 
Sipas ekzekutivit, raporti është real, me nota positive për reformat e zbatuara.
 
“Edhe ky raport, si ato para tij, paraqet pasqyrim objektiv dhe padyshim na udhëzon në atë se kemi reforma të qëndrueshme, duke veçuar përparimin dhe arritjet në to por, njëkohësisht identifikon fushat ku duhet të përforcojmë përpjekjet dhe arrijmë më shumë rezultate.”, tha Bojan Mariçiç, zv/kryeministër për çështje evropiane.
 
Ndryshimet kushtetuese janë sfida e radhës, për tejkalimin e së cilës janë të domosdoshme edhe votat e opozitës.
 
“Do të duhet t’i qasemi sëbashku procesit të ndryshimeve të Kushtetutës dhe të përfshijmë edhe komunitetin bullgar edhe komunitetin kroat dhe malazez në Kushtetutë, për arsye se inkorporimi i komunitetit bullgar është në pajtim me propozimin francez në konkludimet tona që ne e kemi marrë përsipër si shtet.”, tha Arbër Ademi nga BDI.
 
Opozita veçoi fushat në të cilat vendi është vlerësuar me nota negative. Sipas VMRO DPMNE-së, ky vlerësim dëshmon qasjen declarative të pushtetit pro integrimit.
 
“Në 15 pozita, Maqedonia ka ose 0 ose 1-sh, sa i përket progresit. Në thuajse 50% të fushave ku Maqedonia është vlerësuar, vendi ose s’ka përparim ose ka përparim të pakënaqshëm.”, tha Antonio Milloshovski nga VMRO DPMNE.
 
Në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2022 thuhet se periudha e raportit karakterizohet nga përpjekjet intensive që çojnë në fillimin e procesit të negociatave të aderimit. 
 
“Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare në korrik 2022 ishte moment historik dhe shënoi fazë të re të procesit të aderimit në BE për Maqedoninë e Veriut. Kjo ishte mirënjohje e qartë e vendosmërisë së Maqedonisë së Veriut për t'i zbatuar reformat në lidhje me BE-në.”- thuhet në Raport. 
 
SHPËTIM NUREDINI