Maqedoni

Kovaçevski: Ushqim dhe energji patjetër të ketë për të gjithë

31.10.2022 14:46

Ushqim dhe energji patjetër të ketë për të gjithë pa marr parasyhsë krizën ekonomike dhe energjetike...

Ushqim dhe energji patjetër të ketë për të gjithë pa marr parasyhsë krizën ekonomike dhe energjetike, thot kryeminsitri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij Qeveria po merr masa për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë për tu përballur me krizën ekonomike dhe energjetike. 
 
“Të gjitha masat që janë në kopetencë të qeverisë dhe që janë në përputje me kapacitetet që ka shteti po i ndrmarrim, i kemi ndërmarr dhe do ti ndërmarrim në të ardhmen për të gjitha kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve për të gjitha kompanitë në industri, me qëllim që ta mbajmë likujditetin e tyre e sidomos për industritë esenciale të cilat na furnizojnë me produkte bazë ushqimore. Ushqim dhe energji patjetër të ketë për të gjith.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryemisnitër i RMV-së.
 
Sipas kryemisnitrit ndihma nga qeveria do të vazhdojë deri sa të jetë e pranishme kriza. 
 
VMRO-DPMNE: Masat e qeverisë të pa mjaftueshme
 
Por VMRO-DPMNE i vlerëson të pa mjaftueshme masat e qeverisë prandaj propozoon shtatë masa të reja.
 
“Pakoja e masave për qytetarët të cilën e propozon qeveria kap shumën prej 18 milion euro dhe i njejti vlerësojmë se është i pa mjaftueshëm. Për studentët propzojmë kthimin e shujtës studentore të financuar siç ishte vitin e kalaur akademik, por me subvencionim më të lartë.”, thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
Pjesë e masave të propozuara të VMRO-DPMNE-së janë vendosja e rezervave të naftës në disponim për institucionet shëndetësore dhe arsimore, të hiqet TVSh-ja për drutë për ngrohje dhe peletat, ulje të akcizave për 50% për diselin dhe benzinën, si dhe vendsoje e vikendit pa TVSh për produktet ushqimore. 
 
GYLTENE SINANI