Maqedoni

Levizja “BESA”: Tendencioz vendimi i qeverisë për ndriçimin publik

31.10.2022 15:01

Levizja “Besa” është e indinjuar nga vendimi i fundit i Qeverisë me të cilën ua ndalon komunave të themelojnë Ndërmarrje Publike për Ndriçimin Publik...

Levizja “Besa” është e indinjuar nga vendimi i fundit i Qeverisë me të cilën ua ndalon komunave të themelojnë Ndërmarrje Publike për Ndriçimin Publik. Nga kjo parti vlerësojnë se ky vendim është politik, pasi që u mohon komunave që udhëhiqen nga opozita që të menaxhojnë me ndriçimin public, në mënyrë efikase dhe në shërbim të qytetarëve.  Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, thotë se pasi që taksa për ndriçim publik që e paguajnë qytetarët është fikse, është e pamundur që komuat të mbulojnë harxhimet e energjisë elektrike, nëse ata i detyron që energjinë ta sigurojnë në tregun e lire, ku çmimet janë shumëfishuar.
 
“Është tendecioz qëndrimi i qeverisë se komunat do ta keqpërdorin themelimin e ndërrmarjeve publike, sepse shumë mirë dihet se pushteti qendror jo vetëm që ka dështuar me masat e ndërmarra në drejtim të zbutjes së pasojave nga kriza energjetike, po me këtë vendim tenton që edhe komunave t'ua pamundësoj që të ju shërbejnë qytetarëve. Lëvizja BESA do të informojë të gjithë institucionet relevante dhe përfaqësitë diplomatike për këtë vendim arbitrar dhe politik të Qeverisë së RMV-së.”, tha Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.
 
Nga kjo parti thonë se ditët në vazdhim do të kenë një qëndrim zyrtar se kur do të bëhet ftesa për takimi të liderëve të partive parlamentare shqip tare, për të harmonizuar qëndrimet rreth dallimeve për heqjen e formulimit “një gjuhë tjetër që flitet nga 20 për qind e popullsisë” në Kushtetutë. Sejdiu tha se në momentin që kushtetuta do të hapet për tu përfshir bullgarët në të, kjo parti në kuvend me të gjitha forcat do të kërkoj që të hiqet 20%. 
 
SANIJE DURAKU