Maqedoni

Tateshi: Ngritja e çmimeve në kurriz të qytetarëve

31.10.2022 15:14

Kontrollë rigoroz për korigjim të çmimeve të barnave dhe materialeve harxhuese nëpër spitale...

Kontrollë rigoroz për korigjim të çmimeve të barnave dhe materialeve harxhuese nëpër spitale, riintegrim të qendrës klinike universitare dhe të të gjitha shtëpive të shëndetit në gjithë vendin.
 
Këto janë propozimet e ASh-së si masa kundër krizës në sektorin shëndetësor të cilat i kumtoi Bekim Tateshi nga kjo parti.
 
Sipas tij paralajmëri për ngritjen e çmimeve të participimit për shërbimet shëndetësore nëpër institucionet shëndetësore publike do të bie mbi kurrizin e qytetarëve.
 
“Me një vendim të gabuar dhe pa analiza konkrete nga specialistë të fushës do të rrezikohet shëndeti publik i banorëve e sidomos të rasteve sociale në shtetin tonë. ASh propozon këto masa antikrizë në shëndetësi: Qeveria të bëjë kontrollë rigoroz për korigjim të çmimeve të barnave dhe materialeve harxhuese nëpër spitale. Të riintegrohet qendra klinike universitare “Nënë Treza” dhe të riintegrohen gjitha spitalet e përgjithshme dhe shtëpitë e shëndetit nëpër qytetet e maqedonisë së Veriut.”, - tha Bekim Tateshi nga ASH.  
 
Mundësia për rritjen e participimit në spitalet publike sipas Tateshit është propozuar në vazhdën e masave antikrizë të qeverisë, të cilin e ka pranuar edhe ministria e shëndetësisë, ndërsa nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor thonë se kjo kërkesë nuk do të merret si akt i kryer pa bërë analizat se a do të jetë i domosdoshëm ky shtrenjtim i participimit për shërbime shëndetësore apo jo, theksoi Tateshi.
 
NAIM RAMADANI