Maqedoni
Bllagoevgradi pas protestës, Stojanov: Është qetë, s'presim tensione të reja
31.10.2022 15:30
Një ditë pas hapjes së klubit kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad të Bullgarisë...

Një ditë pas hapjes së klubit kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad të Bullgarisë, situata është normalizuar thot kryetari i komunës Ilko Sotjanov. Thotë se pas protestës të së dieles, qyteti është në kontroll dhe se po përcillet më tutje nga organet gjejgëse. Edhe ai, klubin maqedonas e quan jolegjitim dhe në kundërshtim me ligjin, dhe, sipas tij, kjo zyrë mbledh njerëz në baza private dhe nuk është ndonjë lloj i shtëpisë kulturore.
“Mendoj se nuk do të ketë tensione. Bllagoevgradi është qytet multinacional ku jetojnë njerëz me kombësi të ndryshme. Nuk pres situatë të tensonuar. Nëse unë si kryetar komune pranojë ndonjë ankesë, do t’i drejtojë tek organet kompetente.”, tha Ilko Stojanov, kryetar i komunës së Bllagoevgradit.
Hapjen e klubit maqedonas në qytetin bullgar edhe autoritetet vendore e quajtën aktivitet që nuk i shërben fqinjësisë së mirë dhe raporteve me Bullgarinë, shtet me të cilin ndërlidhet dukshëm procesi eurointegrues i vendit.
Konstultimet në Sofje për formimin e Qeverisë, Petkov: Mbetemi opozitë konstruktive
Ndërkohë derisa vendi përpiqet në shtimin e dialogut me Bullgarinë dhe përforcimin e grupeve të punës, parlamenti bullgar në përballje me pamundësinë e formimit të qeverisë. Presidenti bullgar Rumen Radev tani ka ftuar në bisedime partinë e Kiril Petkovit "Vazhdojmë me ndryshime" pasi që GERB si fituese e zgjedhjeve, nuk gjen përkahje të mjaftueshme në parlament. Ish kryeministri Petkov me qëndrim se partia e tij do të sillet si opozitë shumë serioze.
“Priroiteti ynë është që të bisedojmë për 16 politikat e rëndësishme. Do të jemi opozita me e parashikkueshme prapa mandatarit GERB. Do t'a kenë luksin të shohin se çfarë politika do të përkrahim.”, tha Kiril Petkov, ish kryeministër i Bullgarisë.
Kryetari Radev me deklaratë se do t’i shtrydh të gjitha mundësitë dhe opcionet për të formuar qeveri në Bullgari, me qëllim që të mos lejojë të shkojë sërish shteti në zgjedhje parlamentare. Ndërkohë, stabiliteti politik në fqiun lindor ka rëndësi të madhe në vendin tonë, në rrafshin bilateral dhe atë evropian, rrjedhimsht në vazhdimin e procesit integrues të shtetit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
