Maqedoni
Klinika e Kardiologjisë, grant prej 40 mijë eurosh nga Japonia
31.10.2022 16:23
Klinika e Kardiologjisë në Shkup pranoi 40,000 euro grant nga Japonia për blerjen e një bronkoskopi...

Klinika e Kardiologjisë në Shkup pranoi 40,000 euro grant nga Japonia për blerjen e një bronkoskopi, i cili do të mundësojë diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të pacientëve. Qëllimi është, siç theksoi ambasadori japonez Hironori Savada, rritja e sigurisë së pacientëve që operohen ose shtrohen në klinikë, si dhe trajtimi i suksesshëm i më shumë se 50,000 pacientëve në 10 vitet e ardhshme.
“Kjo aparaturë do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe suksesit për trajtimin e pacientëve me problem në frymëmarrje, pacientë të operuar dhe të hospitalizuar për shkak të problemeve kardiologjike.”, tha ambasador japonez Hironori Savada.
Pajisjet janë më se të nevojshme, për funksionim edhe më të mirë të klinikës sonë dhe në shërbim të pacientëve, tha drejtori i klinikës, Sashko Jovev.
“Ne jemi shumë të lumtur të hyjmë në familjen e përfituesve të këtij granti për përmirësimin e shëndetësisë, arsimit dhe përparimin e mjedisit jetësor në RMV, gjithashtu po befasohemi me sensing tuaj për të ndihmuar në përparimin dhe ngritjen e sektorit shëndetësor publik në RMV.”, tha Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë Sashko Jovev.
Japonia deri më tani ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë me vlerë mbi 3 milionë euro. Përveç kësaj, në dy vitet e fundit, Japonia ka pajisur objektet e shëndetit publik me pajisje mjekësore në vlerë prej 813,000 euro.
VLORA LATIFI TOPOJANI
