Bekteshi, RMV do të furnizohet me gaz nga më shumë burime
Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz

Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz nga më shumë burime nëpërmjet Bullgarisë. Kjo parashihet me nënshkrimin e Marrëveshjes për kyçje ndërsistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë ndërmjet SHA GA-MA dhe Buglartransgaz EAD.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka një rëndësi të madhe sepse hap mundësinë e rritjes së kapacitetit aktual të gazsjellësit me Bullgarinë, si dhe lirimin e kapaciteteve shtesë për përdorim nga furnizues të shumtë dhe diversifikimin e burimeve tona të furnizimit, si dhe duke përdorur të gjitha burimet që janë aktualisht të pranishme në tregun e gazit natyror në Republikën e Bullgarisë”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në nënshkrimin e marrëveshjes në Sofje.
“Kemi nënshkruar marrëveshje me Republiken e Bullgarisë për shfrytëzimin e rrjetit të gazësjellësit që lidh vendin tonë me Bullgarinë. Është një ditë e rëndësishme një ditë historike për sektorin e energjetikës ku nga 1 janari ngrohtoret tona si dhe teto do të mund të furnizohen me gazë por më e rëndësishmja është që do të ketë gazë dhe për industrinë. Është me rëndësi që pas pavarësimit të shtetit tonë për herë tëpar liberalizohet tregu i gazit në përputhshmëri me direktivat e be dhe do të ketë rritje të konkurueshmërisë si dhe nuk do të ketë monopol të gazit natyror” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Veçanërisht, Marrëveshja rregullon rritjen e presionit në stacionin e kompresorit. Kapaciteti teknik në pikën e dorëzimit do të jetë 3,044,000 metra kub, që do të thotë se kapaciteti teknik do të rritet për 500.000 metër kub me mundësinë e lirimit të kapaciteteve aktuale të papërdorura shtesë.
Marrëveshje do të zbatohet nga një janari i vitit 2023. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
