Tetovë, promovohet libri ”Nëna e Shpendit të lirisë”
Në Universitetin e Tetovës u promovua libri ”Nëna e Shpendit të Lirisë”....
Në Universitetin e Tetovës u promovua libri ”Nëna e Shpendit të Lirisë”, që përmban në vete historinë e komandat Shpendit, nënës së tij dhe të gjithë nënave shqiptare që sakrifikuan fëmijet e tyre për çlirimin e atdheut.
Fazli Veliu nga SHVL-UÇK, tha se Komandat Shpendi dhe veprat e tij sot flasin në gjitha trojet ku ka pekur këmba e tij.
“Ai është në mesin tonë, jeton i gjallë,dhe ai e bëri shqiptarinë siç duhet të bëhet, dhe neve na mbetet të vazhdojmë amanetet e tij dhe të tjerëve për të realizuar një herë e përgjithmonë në këtë formë dhe formave tjera” – deklaroi Fazli Veliu nga SHVL- UÇK.
Ish Komandanti i Brigadës 112, “Mujdin Aliu”, Hazbi Lika, tha se ky libër tregon sakrificën e nënës shqiptare. Ai tha se koha po e dëshmon se më i forti e shtypë më të dobëtin, që sipas tij koha e luftërave ende nuk ka përfunduar.
“Koha po e dëshmon se luftërat nuk kanë përfunduar, koha po dëshmon se më i forti më të dobtin e shtyp, sa herë që është nevoja. Kështu që asnjëherë mos harrojmë se jemi para një sakrifice, para një situate ku çdo gjë mund të ndodhë, mund të ndodhë nje luftë nesër por edhe pasnesër. Nuk e kam fjalën për këtë krizë tani, pasi ajo mund të ndalet nesër, por në përgjithësi sot ndalet njëra, fillon tjetra. Këtë e ka treguar historia, e dëshmon aktualiteti dhe këto të dyja bashkë e tregojnë se e ardhmja do të jetë e tillë” – u shpreh Hazbi Lika, ish Komandant i Brigadës 112.
Babi i komandant Shpendit, Bardhyli tha se djali i tij bashkë me shokët nuk treten, por presin nga shokët e tyre të gjallë të ralizojnë ëndërrat e tyre për të cilat dhanë edhe jetën.
“Dashuria bashkon, urrejtja shkatëron, dhe jam i bindur se të gjithë të rënët, Shpendi me shokë, edhe ata të më hershmit nuk treten, nuk kanë leje të treten, tato presin që gjeneratat e reja të realizojnë atë detyrë të rëndë, një pjesë e se cilës e bënë ato që ranë dhe shokët e tyre, ato që kanë mbetur gjallë ashtu siç foli Komandanti Hazbiu” – tha babai i Komandant Shpendit, Bardhyl Llagami.
Komandat Shpendi ra në altarin e lirisë më 29 qershor të vitit 2001 në Bogovinë të Tetovës. (Visar Sadiki, TVM2)