Fakulteti i inxhinierisë mekanike, panair për praktikë dhe punësim

31.10.2022 17:18

Praktita cilësore dhe niveli arsimorë....

Praktita cilësore dhe niveli arsimorë janë pothuajsë gjithmonë një kombinim fitues për inxhinierët e ardhëshëm, për të gjetur një punë të paguar mirë në kompanitë vendore dhe për të qëne më konkurrues në treg. 

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike organizoi panairin e parë ku studentët u njohën me punëdhënësit dhe kushtet që ofrojnë kompanitë nëse vendosin të bëhen pjesë e ekipit në të ardhmen.

“Edhe në vendin tonë mund të kryhen praktikat dhe punësime në të ardhmën, një prej kompanive këtu. Tani do ti shikoj konkretisht, mirpo vetëm sa i përket mjeteve motorike, sepse jamë në atë drejtim dhe dua të qëndroj këtu për të punuar” – tha studentja, Dragana Boshkovska.

Studentët e vitit të dytë, të tretë dhe të katërt kanë një praktikë të detyrueshme prej pesëmbëdhjetë ditësh, por profesorët inkurajojnë që të shfrytëzojnë pushimet verore dhe dimërore për të marrë njohuri praktike.

“Ky panair është i mirë sepse studentët ofrojnë potencialin e tyre për praktikë dhe punësim. Por punësimi është faza e dytë, çelësi është praktika që lejon studentët të provojnë një kompani, dhe kompania të provojë një, dy, tre studentë dhe të punësojë ata që janë më të vlefshëm” – deklaroi Radmill Polenakoviç, Profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup.

Në panair janë të përfaqësuara 24 kompani, investitorë vendas dhe të huaj. Pritshmëritë e tyre janë që të gjejnë një staf me njohuri adekuate teorike, të cilët synojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në vend.

Mbi të gjitha, ne duam që studentët të dijnë se cfarë punon sektori real, me çfarë përballet, të mësojnë disa pengesa të ardhshme që pasojnë në jetë, në mënyrë që të mund t'i zbatojnë të gjitha ato gjëra dhe qëllimi ynë është punësimi i tyre” – theksoi menaxherja e shitjeve, Hristina Cvetkovska.

Panairi zgjat tre ditë, ndërsa do të jetë i hapur nga ora 9-të  deri ora 15-të. (Sedat Selimi, TVM2)