Gratë ndërrmarrëse nga RMV dhe Turqia, takim për intensifikim të këmbimit tregtar

31.10.2022 17:44

Vendi ynë është destinacion i sigurt për biznes...

Vendi ynë është destinacion i sigurt për biznes, ka kushte të shkëlqyeshme për biznes, por është edhe në afërsi të tregut evropian. Kjo u potencua nga përfaqësuese të  Odës  ekonomike e cila organizoi takim me Odën ekonomike nga Koxhaeli i Turqisë, ku të pranishëm janë 15 kompani turke dhe 35 firma nga RMV .

“Qëllimi ynë është të  zhvillojmë partneritet me ekonomi të fuqishme siç është ajo e Turqisë për intensifikimin e këmbimit tregtar dhe investimet direkte. Vendi ynë ka mundësi për bashkëpunim dhe investim në infrastrukturë, industrinë tekstile, bujqësi dhe turizëm me qëllim që potencialet e ekonomisë turke të shënderrohen në realitet si dhe investimet turke së shpejti edhe të rriten” – tha projekt menaxherja në Odën Ekonomike, Irena Mojsovska.

“Më të njohur jemi me industrinë kimike e cila merr pjesë me 28 përqind nga prodhimi total. Industriae Koxhaelit në mënyrë indirekte lidh edhe qendrat shkencore si Univeristeti Sambaxhi, qendra hulumtuese Marmara, Tehnopark por edhe institucionet tjera që e bëjnë rajonin qendër kryesore për hulumtim shkencor dhe zhvillim” – u shpreh Nurkan Babalik, nga Këshilli i Grave Ndërrmarrëse nga Koxhaeli.

Këmbimi treguat mes RMV së dhe Turqisë në shtatë muajt e parë të vitit 2022 shënon 598.8 dollarë që nënkupton rritje prej 46. 37 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Poashtu për këtë  periudhë është realizuar deficit tregtar  në vlerë prej 348 milion dollarë nga RMV. Në këtë periudhë Turqia është partneri i gjashtë tregtar i RMV së. (Flutura Latifi, TVM2)