“Covid 19”, brenda tre ditësh 71 të infektuar

31.10.2022 18:00

Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shkup....

Në tri ditët e kaluara, përkatësisht prej 28 deri më 30 tetor në vend janë kryer 819 kovid teste, nga të cilat 71 persona kanë rezultuar pozitiv.

Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shkup, (47).

Nga 71 personat e infektuar, 10 janë ri-infektime.

Poashtu janë regjistruar edhe 86 pacientë të shëruar, derisa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 247 të infektuar me “Covid 19”.