Botë

Tensionet në Ukrainë, Merkel e shqetësuar për situatën

26.01.2015 09:36

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka biseduar në telefon me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka  biseduar në telefon me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, me ç'rast  ka insistuar për zgjidhje të konfliktit në Ukrainën  Lindore, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë gjermane.
 
Siç lajmëroi DPA, Merkel gjatë bisedës me Putinin e potencoi nevojën e evitimi të ashpërsimit të ri të gjendjes dhe i bëri thirrje Rusisë që ta shfrytëzojë ndikimin e vet ndaj separatistëve.
 
Merkel, paraprakisht bisedoi edhe me presidentin francez, Fransoa Oland dhe me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, duke shprehur shqetësim për shkak të përkeqësimit të gjendjes në Ukrainën Juglindore dhe shkeljen e marrëveshjes së Minskut. 
 
Gjatë bisedës telefonike me Poroshenkon, Merkel shprehi ngushëllime për viktimat në Mariopol, ku jetën e humbën së paku 30 civilë, ndërsa njëqind u plagosën gjatë këmbimit të zjarrit.
 
Ajo sulmin e vlerësoi si shkelje publike të armëpushimit të arritur, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.