ASH, Taravari takon euro ambasadorin, Geer
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari...

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, takoi Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadorin David Geer.
Siç bëhet e ditur nga kjo parti, në takim u diskutua për raportin e progresin, sfidat dhe reformat që e presin vendin në procesin integrues, si dhe zhvillimet politike në vend.
“Taravari përgëzoi Ambasadorin Geer për rolin e institucioneve të BE-së në gjetjen e një zgjidhjeje për të hequr bllokadën bullgare dhe mundësuar dhënien e dritës së gjelbër për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE. Duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për ndryshimet kushtetuese që do të mundësojnë hapjen e negociatave, Taravari ka theksuar se procesi i skriningut duhet të përdoret nga BE-ja për të shtyrë reforma të mirëfillta në shtetin e së drejtës dhe luftimin të korrupsionit në vend.
Taravari ka konfirmuar gjithashtu përkushtimin e Aleancës për Shqiptarët për të kontribuar edhe më tutje në mënyrë proaktive në çbllokimin e procesit integrues. Ndërsa Ambasadori Geer ka falenderuar Aleancën për Shqiptarët që çdo herë ka qenë përkrahëse e proceseve evropiane”, - thuhet në njoftimin e ASH-së.
