Maqedoni
Qeveria: EMV përmbush nevojat me energji vendore
01.11.2022 12:04
EMV-ja pa importuar energji elektrike përmbush plotësisht nevojat për energji elektrike...

EMV-ja pa importuar energji elektrike përmbush plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, njoftojnë nga qeveria. SHA EMV më 31 tetor prodhoi 11.149 MWh energji elektrike. Në termoelektranat janë prodhuar 7.652 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.497 MWh. Në këtë mënyrë SHA EMV me 31tetor ka përmbushur plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga kapacitetet vendore, bëjnë të ditur nga qeveria.
SHA EMV, Ka siguruar gaz për gjysmën e parë të nëntorit
Ndërkohë nga SHA EMV kanë bërë të ditur se nga “Makpetrol” ka siguruar gaz natyror për gjysmën e parë të këtij muaji për Ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim” dhe për tërë muajin për KOGEL në filialin “Energetika”. Nuk është bërë blerje për TE-TO, e cila për muajin nëntor ka siguruar gaz për mënyrën e funksionimit të saj, por duhet të hyjë në sistemin e energjisë termike për Qytetin e Shkupit.
“SHA EMV do të furnizojë gaz natyror nga “Makpetrol” për ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim” për periudhën nga 1 deri më 15 nëntor dhe për KOGEL në filialin “Energjetikë” për periudhën nga data 1 nëntor deri më 30. njoftojnë nga kompania. Duke qenë se termocentrali privat i gazit TE-TO ka siguruar gaz për regjimin e funksionimit për muajin nëntor, nuk është bërë asnjë blerje për të nga SHA EMV.
Kompania PGO raportoi se nuk mund të fillojë dërgesat nga 1 nëntori, por nga 15 nëntori, e cila do të jetë objekt i një oferte të re. Me këtë ofertues do të duhet të kompletohet komunikimi për dokumentet tjera që kërkohen para lidhjes së kontratës, njoftojnë nga EMV.
