Ukrainë, rikthehet furnizimi me ujë dhe energji në Kiev
Është normalizuar furnizimet me energji elektrike dhe ujë në Kiev...

Është normalizuar furnizimet me energji elektrike dhe ujë në Kiev, një ditë pas sulmeve me raketa ruse në objektet ukrainase të energjisë. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se furnizimet me ujë në Kiev janë rikthyer plotësisht derisa furnizimet me rrymë janë rikthyer, mirëpo ende ka me raste ndërprerje, për shkak të dëmit të madh.
Ka disa javë që Rusia është duke shënjestruar infrastrukturën ukrainase të energjisë, dhe ndërtesa tjera civile, me raketa, dronë dhe sulme artilerie, teksa ushtria ukrainase zgjeron kundërofensivën në lindje dhe juglindje. Në adresimin e tij ditor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sistemi ajror ukrainas ka bërë punë të mirë në rrëzimin e shumicës së raketave që janë nisur drejt hapësirës ajrore të Ukrainës.
“Forca jonë ajrore, dhe secili që është përfshirë në mbrojtjen e qiellit, ka bërë punë të mirë sot”, ka thënë Zelensky.
Rusia deri më tani ka shkatërruar më shumë se 40 për qind të infrastrukturës ukrainase të energjisë.
