Botë
Sveçla: Ka nisur zbatimi i masës së “qortimit” për targat
01.11.2022 12:44
Ka hyrë sot në fuqi vendimi i ri i qeverisë së Kosovës për target që fillon me “masën e qortimit”...

Ka hyrë sot në fuqi vendimi i ri i qeverisë së Kosovës për target që fillon me “masën e qortimit”. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me anë të një postimi në Facebook ftuar të gjithë qytetarët që posedojnë automjete të pajisura me targa ilegale që të regjistrojnë auto mjetet e tyre me targa RKS. Ai inkurajojë qytetarët që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale.
“Sot, Policia e Kosovës, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë dhe legjislacionin në fuqi, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, fillon shqiptimin e masës së qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”, thekson Sveçla.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ofroj siguri dhe sundim të ligjit në gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët e saj pa dallim, thekson ministri i brendshëm i Kosovës.
Vuçeviq: Ushtria serbe në gjendje gatishmërie
Por Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka bërë të ditur se me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë. Vuçeviq tha për Televizionin Happy në Serbi se Vuçiq, si komandant i përgjithshëm, ka urdhëruar ushtrinë serbe që ta ngrejë nivelin e gatishmërisë luftarake në atë pikë që të mund t’i përgjigjet çdo detyre.
“Ne nuk po përgatitemi për luftë, por nuk mund të jemi plotësisht të papërgatitur për gjithçka që ndodh”, tha ministri serb i mbrojtjes Vuçeviq.
