Afera “Prona e fshehur”, VMRO-DPMNE: Ftojmë KSHPK të veprojë
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski...

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, njoftoi se do t'i dorëzojnë Komisionit Shtetëror Kundër korrupsionit listën e zyrtarëve që janë emëruar në seancë të qeverisë dhe nuk kanë kryer detyrën ligjore, për të dorëzuar listën me të dhënat e pasurisë së tyre.
Sipas tij bëhet fjalë për zyrtarë, shumica e të cilëve janë pronarë të kompanive, makinave luksoze, banesave dhe shtëpive teksa shtoi se pret që KSHPK që të veprojë sipas ligjit.
“I bëjmë thirrje KSHPK-së dhe Qeverisë që të mos i kalojnë topin njëri-tjetrit se kush është fajtor për faktin se 123 zyrtarë kanë fshehur pasurinë prej 30 milionë eurosh. KSHPK duhet të fillojë të kryejë detyrën e saj ligjore dhe t'u paraqesë kallëzime të gjithë zyrtarëve të emëruar që nuk kanë paraqitur pronën e tyre për inspektim. Në anën tjetër, inkurajojmë DKSK-në që të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër Qeverisë dhe dezertorit Kovaçevski, për të cilët thonë se nuk i kanë njoftuar për emërimet e zyrtarëve.”,- deklaroi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Nëse KSHPK nuk paraqet kallëzim penal kundër Kovaçevskit, ata vetëm do të konfirmojnë se edhe ata janë pjesë e sistemit për fshehjen e pasurisë dhe se me vetëdije i kanë toleruar zyrtarët e përmendur dhe nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin, theksoi Petrushevski. (Naim Ramadani, TVM2)
