Maqedoni
9 persona të lënduar në 16 aksidente në Shkup
26.01.2015 10:20
Vetëm gjatë tre ditëve të fundit në territorin e qytetit të Shkupit, policia e komunikacionit ka regjistruar 16 aksidente trafiku...

Bilanci është 9 persona të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmën e mjekut në Spitalin e Qytetit.
Gjatë fundjavës, punë të madhe ka pasur edhe shërbimi special “Karotreci” për largimin e veturave që gabimisht i kanë parkuar vozitësit.
Janë ngritur gjithsej 76 vetura dhe të njëjtit vozitës janë gjobitur nga policia.
