Sindikata dhe Ministria e Kulturës, qëndrime të ndara për tekstin e Ligjit për Kulturë
Sindikata e Kulturës akuzon Ministrinë e Kulturës...

Sindikata e Kulturës akuzon Ministrinë e Kulturës se ka përgatitur draft versionin e Ligjit të ri për Kulturë, i cili nuk përfshin më të prekurit, punëtorët e kulturës përmes sindikatave përfaqësuese.
Ata kërkojnë nga Ministria të tërheqë projektligjin për kulturën dhe të fillojë një procedurë transparente për një propozim të ri.
“Edhe pse më parë jemi pajtuar në partneritet, sinqerisht dhe në mënyrë konstruktive, që bashkërisht të marrim pjesë në hartimin e draft tekstit të ri, i cili do të na prekë të gjithëve për shumë vite në të ardhmen, përfaqësuesit tanë të cilët janë emëruar dhe dorëzuar në Ministri që në shkurt 2022, nuk u thirrën në asnjë mbledhje të grupit të punës, i cili u krijua në prill 2022.”,- tha kryetarja e Sindikatës së Kulturës, Vera Atanasovska
Kundërpërgjigjen nga Ministria e kulturës nga e cila sqarojnë se një grup punues ka përgatitur një draft version në të cilin janë përfshirë përfaqësues nga institucionet dhe sektori joqeveritar. Ky draft version fillestar i është dorëzuar për mendim SASHK-ut dhe Sindikatës së Kulturës.
“Teksti i është dërguar sindikatave përfaqësuese me kërkesë që të paraqesin mendime dhe vërejtje deri më 8 nëntor 2022. Në periudhën e ardhshme do të punohet për këtë draft version në përputhje me propozimet, vërejtjet dhe mendimet e sindikatave. Afati nuk është i kufizuar dhe pas harmonizimit të tekstit me sindikatat do të fillojë një procedurë për një debat të gjerë publik.”,- theksoi ministrja e Kulturës në RMV, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Ministrja shpreh besimin se sindikatat, me pjesëmarrjen e tyre në hartimin e Ligjit të ri për kulturë, do të japin një kontribut cilësor në rregullimin në këtë sferë dhe do të kontribuojnë në miratimin e një Ligji të ri, modern, evropian për kulturë. (Gyltene Sinani, TVM2)
