Maqedoni
Investimet e reja të MEPSO-s për transmetim të energjisë elektrike për qytetarët
01.11.2022 15:46
Gazi për nevojat e objekteve energjetike do të prokurohet me afate më të shkurtra...

Gazi për nevojat e objekteve energjetike do të prokurohet me afate më të shkurtra. Kryeministri Kovaçevski sqaron se në situata kur çmimi i gazit vazhdimisht ndryshon është më mirë të furnizohemi me sasitë e nevojshme për periudha të shkurtëra. Gaz për gjysmën e parë të muajit do të ketë për ngrohtoret jug dhe perëndim dhe për tërë muajin për KOGEL filialën për energji.
“Derisa sipas mendimeve të disa ekspertëve të caktuar të kësaj industrie kemi blerë gazë gjat muajit gusht që mbante çmimin 3 mij e 500 euro për 1 ton kub gazë natyror do të nënkuptohej se tani do të paguanim 3 her më shum sesa çmimi i tanishëm.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Nga ESM kërkojnë që ngrohtorja Shkup Veri të shlyej borxhet deri në fund të vitit dhe të nënshkruaj marrëveshjen e re që të mos ketë ndërprerje të furnizimit për atë pjesë të qytetit.
“Nga llogaria e dedikuar e qeverisë për përballje me krizën do të ndajmë mjete dhe do të kërkojmë furnizim me resurse që të mundësohet që ngrohtorja Shkup Veri të ketë energji termike.”, tha Vasko Kovacevski, drejtor EMV.
Në ndërkoh operatori për transmetim të energjisë MEPSO ka rinovuar pajisjet dhe ka filluar procesin e digjitalizimit të rrjetit të transmetimit. Projketi për digjitalizim do të kapë vlerën e 5 milion eurove.
“Me këtë teknologji moderne do të do të arrihet mirëmbajtja dhe përdorim më efikas i fibrave optike, të integruara në litarët mbrojtës të linjave të transmetimit. Do të sigurohen të gjitha informacionet.”, tha drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani.
“Do të sigurojmë mirmbajtjen e modelit ekonomik dhe për të bërë këtë janë dy mundësi e para është ndërlidhja e tregut të energjisë dhe e dyta që MEPSO ka mbështetje direkte për përforcimin e rrjetit transmetitmit të energjisë për kycjen e më shumë burimeve të energjisë.”, tha Andi Aranitasi nga EBOR.
Murtezani thotë se janë bllokaur llogarit e gjitha kompanive që kanë borxh në MEPSO për energjin me të cilën janë furnizuar.
GAZMEND REXHEPI
