Heqja e 20%-it nga kushtetuta, “Besa” fton partitë shqiptare në takim
Lëvizja Besa zyrtarisht me ftesa zyrtare...

Lëvizja Besa zyrtarisht me ftesa zyrtare drejtuar partive politike shqiptare për t’u mbledhur në tryezën e përbashkët me qëllim të unifikimit të qëndrimeve për heqjen e 20% nga kushtetuta dhe zëvendësim me termin gjuha shqipe.
Zëvendës kryetari i partisë Arianit Hoxha tha se takimi do të mbahet javën tjetër pas dakordimit të përbashkët, ndërkaq ftoi partitë që të tejkalojnë suetat e tyre për pjesëmarrje.
“Pikërisht duke e ditur se në këto momente shumë të rëndësishme mund të jetë pengesë çështja e bajraktarizmit, ne kemi thënë se duhet të tejkalohen. Nuk ka asnjë lloj interesi intern partiak, nuk ka asnjë lloj interesi të përfitimit të poenave politik. Është një çështje që të gjitha partitë edhe në forma deklarative e kanë thënë dhe nuk presim që të ketë ndonjë lloj problemi apo bajraktarizmi sepse kjo është çështje që do unifikim.”,- tha zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha.
Osmani: Nuk duhet të kushtëzojë integrimin
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thotë se është i rëndësishëm konsensusi politik për këtë çështje por që i njëjti të mos kushtëzojë procesin integrues.
“Është gabim strategjik dhe shumë e dëmshme, nëse kushdo që të kushtëzon integrimin europian me çfarëdo çështje tjetër, qoftë edhe etnike. Unë mendoj e duhet t’i shkëputim këto dy traektorje, janë të veçanta, njëra që ka të bëj me 20% - in do të duhet menjëherë të diskutojmë për këtë, sa i takon konsensusit politik dhe etnik, që e shoh te partitë politike dhe të dakordohemi kur si dhe në çfarë forme të bëjmë këtë por pa e lidhur dhe kushtëzuar procesin europian.”,- theksoi Bujar Osmani nga BDI.
Taravari: Jemi në komunikim të vazhdueshëm
Për tryezën e përbashkët me partinë e Kasamit nga ASh thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm.
“Ne komunikojmë çdo ditë, gati se çdo ditë shihemi, kështu që nuk ka nevojë edhe të ftohem, merremi vesh, ne ulemi bisedojmë.”,- u shpreh u. d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari.
Nga VMRO të hapur për çfarëdo takimi
Nga Lëvizja Besa konsiderojnë se nga iniciativa nuk humb asnjë komunitet përfshi edhe maqedonasit, andaj pret edhe në mbështetjen e tyre. Nga VMRO nuk kundërshtojnë takimin.
“Ne jemi të hapur për çfarëdo takim. Gjithsesi se vendimin se a do të merrnim pjesë në atë takim dhe në çfarë formati, do ta sjellë kryesia e partisë; por disa herë kemi thënë se nuk bëhet fjalë për problemin e shqiptarëve në këtë shtet. Un vij nga pjesa perëndimore e Maqedonisë, ku maqedonasit janë pakicë, ku nuk vlen Badenteri e as një rregull tjetër për pakicat sipas demografisë.”,- deklaroi deputetja e VMRO–DPMNE-së, Dafina Stojanovska.
Nga LSDM apelojnë të gjitha partitë politike të japin kontribut aktiv për ndryshimet kushtetuese me qëllim që pas skriningut të nisin bisedimet me Unionin. (Meral Ismaili, TVM2)
