Sindikata: Të shkarkohet drejtori i Ujësjellësit

01.11.2022 17:15

Sindikata e punëdhënësve të hotelerisë....

Sindikata e punëdhënësve të hotelerisë, turizmit dhe ekonomizimit të ndërmarrjeve komunale paralajmërojnë se Qyteti i Shkupit dhe kryetarja Arsovska duhet t’i parandalojë të gjitha aktivitetet joligjore të u. d. Marjanço Mitovski si mosrespektimi i vendimeve të këshillit drejtues, si dhe kërcënimet dhe presionet ndaj punëtorëve dhe kërkon shkarkimin e tij nga posti ushtrues detyre në ndërmarrjen “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

“Vetëm javën që lamë pas janë ngritur 40 procedura disiplinore ndaj të punësuarve në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” nga sektorë të ndryshëm për ngjarje që kanë ndodhur para dy muajsh. Baza ligjore për ngritje të procedurës disiplinore është maksimum dy vjet. Në këtë mënyrë u bëhet presion të punësuarve, çdo ditë iu nënshtrohen mobingut dhe një pjesë  e të punësuarve mendojnë të parashtrojnë edhe padi për mobing ndaj drejtorit.”,- tha Stojanço Kashikovski nga Sindikata e Punëtorëve të Hotelerisë, Turizmit e Ekonomizimit të Ndërmarrjeve.

“Greva është e qartë do të realizohet në vendet e tona të punës me mosrealizim të detyrave të punës, gjatë orarit të punës. Unë besoj se kjo nuk do të ndodh dhe Kryetarja e Qytetit Arsovska duhet të jetë në dispozicion për kërkesat tona, të ulemi dhe të konstatojmë gjendjen faktike.”,- u shpreh Darko Dimovski nga LSM.

Mitovski: Masat disiplinore janë nga revizioni

Por Mitovski mohon këto akuza dhe thotë se askush nuk ka paraqitur padi për mobing dhe se ai nuk ka ngritur procedura disiplinore.

“Ka disa procedura disiplinore për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës të konstatuar nga revizioni i brendshëm pas çka pasojnë procedura sipas detyrës zyrtare. As unë e askush nga kjo ndërmarrje nuk ka marrë masa ndaj të punësuarve në dëm të tyre.”,- theksoi u. d. drejtor i Ujësjellësit, Marijam Mitovski.

Mitovski paralajmëroi padi ndaj Dimovskit për shpalljen e vërtetimit mjekësor ku sqarohet diagnoza me gjendjen e tij psikike duke thënë se keqpërdorim i të dhënave personale është  veprim i sanksionueshëm. (Flutura Latifi, TVM2)