Fakulteti ekonomik, nëntë bursa nga kompanitë e sigurimeve
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sigurimeve....

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sigurimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ndau çmime për studentët e vitit të katërt në Fakultetin Ekonomik në Shkup për hulumtim-shkencor në fushën e rreziqeve në sigurim në vlerë prej 80.000 denarë.
“Të dashur studentë. Ne jemi këtu për ju, sepse ju jeni polica më cilësore e sigurimit afatgjatë për të gjithë ne. Ju absolutisht meritoni kujdesin dhe përkushtimin tonë të plotë, sepse ju studentë jeni e ardhmja e vendit tonë. Kjo është pikërisht detyra jonë më e rëndësishme, t'ju përgatisim mirë që të përballeni me sfidat.”,- deklaroi kryetari i Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve, Kreste Shajnovski.
“Mundësohet angazhimi i studentëve tanë në formën e mësimdhënies praktike si në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ashtu edhe në shoqëritë e sigurimeve që operojnë në tregun kombëtar të sigurimeve. Gjithashtu, parashihet thellimi i bashkëpunimit shkencor dhe teknik ndërmjet Fakultetit Ekonomik Shkup dhe kompanive të sigurimit.”,- tha dekani i Fakultetit Ekonomik – Shkup, Predrag Trpeski.
“Nuk është qëllimi për të sjellë përvojën tonë praktike tek të rinjtë, por për të parë potencialin e tyre, për të parë idetë e tyre dhe për t'i mbështetur ata dhe shpresoj që studentët e sotëm të bëhen shumë shpejt kolegët tanë në kompanitë e sigurimeve.”,- theksoi kryetari i Shoqatës së Organizatave Financiare, Gjorge Vojnoviq.
Në kuadër të këtij aktiviteti për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurimeve, u mbajtën dy panele diskutimesh. Në panel u diskutua për temat aktuale që kanë të bëjnë me rritjen dhe zhvillimin e sigurimeve, si dhe sfidat që i imponon këtij aktiviteti inflacioni i shkaktuar nga rritja e çmimeve globale, veçanërisht çmimet e energjisë.
1 nëntori është dita kombëtare e sigurimeve dhe është edhe dita në të cilën 13 vite më parë filloi punën Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve. (Sedat Selimi, TVM2)
