Deponia rajonale “Rusino”, Nuredini: E përkohshme, 20 milion euro për mbylljen
Punimet në deponinë rajonale “Rusino”....

Punimet në deponinë rajonale “Rusino” i kanë parë nga afër kryetarët e komunave të Pllogut, ambasadorja zvicerane Veronik Ulman Marti dhe ministri i ambientit jetësorë, Naser Nuredini.
Ky i fundit tha se kjo deponi është e përkohshme dhe në fazën e dytë e cila parasheh mbylljen e “Rusinos” do të duhen 20 milionë euro.
Ambasadorja zvicerane Veronik Ulman Marti, vendi i së cilës ka ndarë 1,9 milionë franga zvicerane për mirëmbajtjen në këtë fazë të “Rusinos”, u shpreh e kënaqur me punët e zhvilluara deri më tani. Rregullimi dhe mirëmbajtja e deponisë bëhet nga ndërmarrja e re publike “Rusino” - Pollog e themeluar nga nëntë komunat e rajonit të Pollogut.
Dogani: Komunat kanë borxh 7 milion denarë
Drejtori i saj Besim Dogani tha se komunat vazhdojnë t’i kenë borxh ndërmarrje. Aktaulisht borxhi është shtatë milionë denarë, ndërsa rreth gjysmën e tij e kanë komuna e Tetovës dhe Gostivarit.
Ndryshe, për mirëmbajtjen e deponisë rajonale “Rusino” duhen rreth 30 mijë euro në muaj. Paratë grumbullohen nga faturimi për mbeturinat e hedhura aty. (Lulzim Haziri, TVM2)
